Tatimet aksion në tregje dhe qendrat e qyteteve

  • 5 years ago
Tatimet kanë nisur kontrollet në terren, në zonat të cilat konsiderohen me risk të lartë për evazion fiskal dhe fshehje të të ardhurave. Drejtori i Hetimit Tatimor, Adrian Shehu, sqaron në një intervistë për Televizionin Klan, se fokusi i inspektorëve në këto muaj do të jenë qendrat e qyteteve, tregjet dhe veprimtaritë ekonomike përgjatë akseve kombëtare.

Puna në terren po përqendrohet te subjektet të cilat kanë patur ulje të xhiros të deklaruar, krahasuar me një vit më parë. Adrian Shehu thotë se shkeljet më të shpeshta që po konstatohen vazhdojnë të mbeten në deklarimin e të ardhurave dhe prerjen e kuponit tatimor.

Megjithatë ai thotë se fokusi i punës së tatimeve nuk është vënia e gjobave, por bashkëpunimi me tatimpaguesit dhe këshillimi i tyre. Gjatë dy javëve të fundit, hetimi tatimor gjobitur 30 subjekte, ku 27 prej tyre rezultonin si të paregjistruara, ndërsa 116 tatimpagues janë gjobitur për moslëshim të kuponit tatimor, ndërsa 20 biznese dispononin mallra pa faturë.

Tv Klan

Recommended