Ora News - Bashkia e Sarandës nuk lejon familjen të rrethojë pronën e saj

  • 5 years ago
#oranews #bashkiaesarandes #familja #rrethimprone
Me një qëndrim aspak të denjë dhe jo brenda kuadrit ligjor, Bashkia e Sarandës vazhdon të pengojë familjen Iljadhi në Ksamil, për të bërë rrethimin e pronës së saj.

Spiro Iljadhi pronari i ligjshëm i pronës për këtë çështje ka zhvilluar dhe nëj proces gjyqësor në Gjykatën Administrative e Shkallës së Parë, në Gjirokastër. Me vendim nr. 761 të datës 26.12.2017, i është dhënë e drejta, por që është shteti që ka vendosur të mos njoh vendimin.

Megjithëse për ekzekutimin e vendimit janë njoftuar të gjitha institucionet përgjegjëse, zbatimi është penguar në mënyrë anti ligjore dhe me forcë nga punonjësit e Bashkisë Sarandë, IMT, të mbështetur nga punonjësit e Policisë së Shtetit.

Institucionet shtetërore veprojnë më tej me kundravajtjet ligjore. Në njërën anë pronarëve të ligjshëm nuk u lejohet rrethimi i pronës dhe nga ana tjetër vazhdohet të ndërtohet pa leje nga të tjerë shtetas duke e bërë shkeljen edhe më të rëndë.

Por ndryshe nga inspektoriati vendor nën varësinë e Bashkisë Sarandë, Inpsktoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka verifikuar paligjshmërinë e ndërtimeve dhe paralajmëron prishjen e tyre.

Agron Tepelena, IKMT Sarandë: Do fillojmë direkt procedimin tonë në lidhje me objektet pa leje, që shoqërohet me vendim prishjee.

Ndërsa Drejtoria e ALUIZNI-t Sarandë ka nxjerr një urdhër të brendshëm pezullimi për këto objekte të ndërtuara në pronën për të cilën familja Iljadhi ka një vendim gjykate në dorë!

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/skandal-ne-bashkine-e-sarandes-nuk-lejon-familjen-te-rrethoje-pronen-e-saj

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended