Ora News - Gjysmë shekulli dashuri, historia e Sadri dhe Sanije Gashit 52 vite të dashuruar

  • 5 years ago
#oranews #shenvalentin

Shprehja "dashuria nuk njeh moshë" pasqyrohet më së miri te çifti Gashi, të cilët janë të martuar prej 52 vitesh. Sadriu edhe pse një vit më i vogël, kujton vitet e lumtura por edhe mbështetjen që ka tashmë në moshë të thyer.

Sanija: Në dasmën e motrës sime jemi takuar për herë të parë. Më shtrëngoi dorën aq fort saqë më dhembi dora.(qesh) U ndjeva shumë e lumtur.
Sadriu: Aty i pëlqeva bukurinë dhe e gjurmova.

Sanija: Ishte një rrumbullak i bukur dhe flokët i kishte shumë të bukura.

Sadriu: Sorollata gjithë Durrësin, vetëm këtë gjeta dhe e mora.
Sadri dhe Sanije Gashi i kanë kaluar të gjitha dallgët e jetës gjatë 52 viteve martesë.

Në këtë 14 shkurt kur të gjithë festojne dashurinë, ata të dy hedhin sytë nga historia e tyre.
Sanija: Më tha që të dashuroj. I thashë, nuk ta jap fjalën përnjëherë se unë jam më e madhe se ti.
Sanija gëzon 72 vite jetë ndërsa Sadriu është një vit më i vogël. Jeta nuk ua ka kursyer vështirësitë, të dy kanë sakrifikuar, por ja kanë dalë të kenë shpirtin plot falë dashurisë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/gjysme-shekulli-dashuri-historia-e-sadri-dhe-sanije-gashit-52-vite-te-dashuruar

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz