Në Gruemirë nuk ka denoncues - Top Channel Albania - News - Lajme
  • 5 years ago
Në shkollën e bashkuar në Gruemirë, ku studiojnë 16 gjimnaziste, asnjë prej tyre nuk është larguar nga mësimi. Mësues dhe nxënës mohuan që ndaj një prej 16 vajzave të shkollës së tyre të ketë patur përndjekje nga ndonjë polic, apo më saktësisht nga polici Berhan Bajrakurti. Këtë dëshmi vajzat dhe mësuesit ia kanë dhënë edhe policisë, e cila ende nuk e ka gjetur se kush e denoncoi policin për ngacmim seksual ndaj një të miture.