Ora News - SHOKUESE/ Nga instagrami tek shantazhet: Si djemtë kërcënuan 14 vjeçaren

  • 5 years ago
#oranews #shokuese #abuzimiseksual #kavaje #instagram
Zbulohen të tjera detaje nga skandali i abuzimit seksual të vajzës 14 vjeçare në Kavajë. Ngjarja ka nisur në tetor 2018 fillimisht si një bisedë në instagram për të vijuar më pas me shantazhime të saj fillimisht nga i dashuri i saj i cili ndërkohë që kryenin marrëdhënie ka filmuar video dhe më pas videon e ka përdorur për ta detyruar të miturën të kryente marrëdhënie edhe me persona të tjerë.

Kërcënimet kanë vijuar më pas dhe me shantazhime se do i tregonin prindërve dhe mësueses së saj deri dhe do i vrisnin familjarët.

Shokuese është fakti se djemtë kanë kryer marrëdhënie seksuale me vajzën njëri pas tjetrit. Ndërkohë që njëri djalë kryente marrëdhënie seksuale të tjerët i ruanin dhe më pas këmbeheshin.

Nga dëshmitë në prokurori zbulohet se djali A i cili futi në kurth vajzën kishte treguar se me paratë që do të merrnte nga shfrytëzimi i vajzës do të blinte një lojë në internet. Djemtë siguronin dhe vendet se ku do të kryenin marrëdhënie seksuale

E gjithë historia u zbulua nga mësuesja në janar të 2019 kur dhe më 29 janar është bërë dhe denoncimi në polici.

Ngjarja eshtë shokuese dhe duhet të vërë në alarm të gjithë institucionet dhe shoqërinë : Për të sensibilizuar adoleshentët të cilët lehtë mund të bien pre e shantazheve të tilla. Per te treguar sa kudjes duhet patur me përdorimin e rrjeteve sociale që të mos bien pre e kurtheve dhe shantazheve të tilla. Per te sensibilizuar prindërit dhe mësuesit duhet të jenë vigjilentë për të parandaluar dhe denoncuar raste të tilla abuzimi që janë të tmerrshme dhe mund të shkaktojnë trauma të mëdha psikologjike.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/nga-instagrami-tek-shantazhet-si-djemte-kercenuan-14-vjecaren-te-kryer-marredhenie-seksuale-me-te

Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended