Report Tv-SPECIALE Ekspozita “Përjetësia femërore” bën bashkë 36 artistë shqiptarë

  • 5 years ago
Nga Valeria Dedaj

?Përjetësia femërore? një ekspozitë kushtuar femrës shqiptare dhe rrugëtimit të saj përgjatë një shekulli është çelur në Rezidencën e Ambasadorit Italian në Tiranë. Një ekspozitë që përçon tek publiku përmes skicave të thjeshta, pikturave e skulpturave se si ka ndryshuar në kohë imazhi i femrës shqiptare, duke iu përshtatur ndryshimeve të thella politike e kulturore, që kanë prekur vendin tonë nga vitet ?900 e deri në ditët e sotme. Kuratori i ekspozitës, Artan Shabani, rrëfen se puna për realizimin e ?Përjetësisht femërore? ka nisur prej kohësh.



Në këtë rast kemi 36 artistë që nuk janë pak, ajo që i bën bashkë është figura e femrës në artin shqiptar, duke nisur nga Lasgush Poradeci, por kemi edhe vepra të vitit 1923, të ?900, Ibrahim Kodrës, Muntaz Dhrami, Suzana Varvarcia etj.

Artan Shabani, Kuratori
Kuratori shprehet se në qendër është figura e femrës, mënyra se si artisti e shikon dhe e trajton portretin e gruas, të nënës, të motrës. ?Si e projekton edhe si e sjell në artin e vet. Secili ka një gjuhë të personalizuar në zhanre të tjera?.

"I prirur për të pasur autorë përfaqësues, kundrejt një numri të madh artistwsh, koleksionisti i Kozma Dashit i sjell publikut të ?Përjetësisht femërore?copëza mrekullie nga arti i Vilson Kilicës, Lasgush Poradecit, Ibrahim Kodrës dhe Simon Rrotës. Ai përzgjedh enkas për këtë ekspozitë vepra përfaqësuese që përmes teknikave të larmishme përçojnë dhe specifika të ndryshme. Ndër pikturat në fjalë ai veçon portretin e vajzës elegante me vështrim melankolik që vjen prej vitit 1923", u shpreh kuratori Artan Shabani.

Unë mendohem mos të kem autorë pafund, por të kem më përfaqësuesit për të ndërtuar koleksionin, duke i dhënë publikut nëpërmjet teknikave të ndryshme dhe specifika të ndryshme. Këtu kam sjell katër vepra përfaqësuese. Surpriza është ?Vajza me sytë me gjak? e Lasgush Poradecit, poetit tonë të shkëlqyer, që sa herë e përmendim nuk flasim dot pa emocion për të. Ndërsa, vepra e Simon Rrotës na jep atë Shqipëri që nuk është më, këto perla të etnografisë shqiptare. Ne e lakojmë përherë si shqiptarë, por i veçantë mbetet lakimi i Lord Bajronit ?Shqiptarët me rrobat e tyre, më madhështorët në botë.

Kozma Dashi
Në ekspozitën dedikuar femrës nuk mund të mungonte arti i Guri Madhit, Piktori i Popullit, që solli risinë e impresionizmit në pikturat shqiptare. Në këtë ngjarje ai sjell gratë heroina përmes një imazhi gati biblik.

Guri Madhi krahas temave të historisë, ka trajtuar edhe temën që ka në qendër femrën. Historia e saj është që Shqipëria në atë periudhë u përballë me thatësira edhe administratat, shkollat, universitetet, shkonin në ndihmë për t?u ujitur. Por nga mënyra se si është kompozuar ka një frymëmarrje tjetër, jo atë të një pikture.

Pandi Madhi, djali i piktorit Guri Madhi
Imagjinata e piktorit Lekë Tasi bën vizitorët e ekspozitës pjesë të një bote fabulash ku figurat e abstraguara i ftojnë drejt interpretimesh që kanë në fokus ndjenjën më të lartë, dashurinë

Jam tër...

Recommended