Pa Gjurme- Vlonjati tenton arratisjen nga Italia,humbet ne ujrat malazeze

  • 5 years ago
Pjesa e dyte Pa Gjurme- Vlonjati tenton arratisjen nga Italia,humbet ne ujrat malazeze / Familja zbulon komunikimin me policineNë studion e emisionit "Pa gjurmë", ditën e sotme ka ardhur e prezantuar historia e 34 vjeçarit nga Vlora, Ksandros Imeraj i cili ka humbur kontaktet me familjen e tij një vit më parë në mars të vitit të kaluar, dhe që atëherë familja nuk di më asgjë për fatin e tij.

34-vjeçari, Ksandros është djali i madh dhe fëmija i parë në familjen Imeraj. Ai u lind në qytetin e Korçës ku banonin dhe me të lindur i vogli familja transferohet drejt qytetin bregdetar të Vlorës. Ksandros rritet atje dhe ndërsa mbaron shkollën 9-vjeçare vendos që së bashku me disa nga shokët e tij në vitin 1998 të ikin me gomone drejt Italisë. Ata mbërrijnë shëndoshë e mirë dhe vendosen në Romë ku Ksandros nis një jetë të re. Si i ri që ishte në një qytet të madh ai mërret me punë të ndryshme. Me të mbushur 17-vjeç në vitin 2004 Ksandros njihet me një vajzë italiane që quhet Stefania Prugini. Një vit më pas edhe pse ishin ende të rinj vendosin të kurorëzojnë lidhjen e tyre, kështu Ksandros pajiset menjëherë me dokumenta italine. Gjithçka ndodhi sa hap e mbyll sytë ndërsa dy të rinjtë bëhen me vajzë, vendosën ta quanin Eliza. Nuk kaloi shumë kohë dhe për shkak të ngrindjeve të para që lindën mes çiftit Ksandros kthehet në Vlorë, pas tij edhe bashkëshortja me vajzën e tyre. Çifti Ksandros dhe Stafania bien dakort për të bërë divorc. Jeta vazhdoi dhe Ksandros vazhdon jetën duken nisur një aktitvitet privat në zonën e Vlorës

Ishte viti 2010 kur ai do të njihej me Elersonën me të cilën pas transferimit në Tiranë vjen në jetë një tjetër vajzë Kleopatra. Ishte e shkruar që Ksandros të jetë baba i tre vajzave, pasi në vitin 2011 me tu rikthyer në Vlorë Ksandros bëhet baba për herë të tretë, vjen në jetë Aurora. Por kjo gjë nuk mundi të shpëtonte dot as këtë marrëdhënie të dytë të Ksandros, ky i fundit në prag të ndarjes me Elersonën njihet me një tjetër vajzë. Si dashuritë e tij të papërfundura si për ironi të fatit ai njihet më një tjetër vajzë, që quhej Dashuri. Në vitin 2015 ndërsa ikin me pushime në Itali arrestohen pasi kapen në makinë bashkë me (80-kg kanabis).. Ksandros denohet me 6-muaj burg dhe Dashuria me 3-muaj. Në fund të vitit Dashuria del e pafajshme ndërsa Ksandros del me arrest shtëpie në Torino. Dy vite më pas Ksandros thyen arrestin dhe kthehet nnë Vlorë aty ku më parë ishte kthyer edhe Dashuria. Të dy punin në Club-in e Natës që Ksandros kishte hapur në Vlorë që prej vitit 2014.

Recommended