Pa Gjurmë- Tenton të abuzoje seksualisht me vajzën/ Përjetimi i adoleshentes në shtrat me babain
  • 4 years ago
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maliq të Korçës, ku babai ka ngacmuar seksualisht të bijën e tij 18-vjeçare, gjatë një vizite në shtëpi. Vajza e ka denoncuar të atin, më pas 37-vjeçari me inicialet R. M. është arrestuar nga forcat e policisë. 18-vjeçarja e ka regjistruar momentin e rëndë kur babai i saj i kërkon të kryejnë marrëdhënie seksuale. Në disa episode, edhe pse vajza thotë vazhdimisht se "më ke evlat, jam gjaku yt", babai thotë se nuk është problem, pasi askush nuk do e marrë vesh. Vajza jeton me nënën te gjyshja e saj në Korçë, pasi prindërit janë të divorcuar dhe kanë një vit që jetojnë të ndarë. Nëna e vajzës në një intervistë rrëqethëse për Report tv thotë se ai është dënuar dy herë më parë, ka qëndruar në burg shumicën e kohës dhe se është përdorues i vazhdueshëm i hashashit. Sipas saj pasi doli nga burgu ishte afruar shumë me vajzën, por ajo normalisht mendonte se ishte sjellje baba e bijë dhe jo se donte të kishte një marrëdhënie krejt tjetër.
Recommended