Ora News - Kurti: Gent Cakaj shpërtheu si rrena, Baton Haxhia nga njerëzit më të urryer

  • 5 years ago
#oranews #albinkurti

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka komentuar nga Tirana emërimin e Gent Cakaj si Ministër të Punëve të Jashtme.

Duke folur nga Shkencat Sociale, Kurti u mor më shumë me njeriun që qëndron pas Cakaj, teksa nënvizoi se në Kosovë dhe Shqipëri ka pafund njerëz më të përgatitur dhe më patriot që meritojnë të jenë në krye të diplomacisë shqiptare.

Albin Kurti: Baton Haxhiu është një nga njerëzit më të urryer në Kosovë për shkak të lidhjeve të tij me shefin e shërbimit sekret shtetëror serb i cili i ka formuar edhe tigrat e Arkanit dhe shkorpjonët dhe beretat e kuqe, tri formacione famëkeqë që kanë bërë masakra në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë. Dhe ky person të ketë kaq shumë ndikim nuk ka shpjegim ndryshe përveçse vazhdon shteti i Serbisë të qëndrojë prapa. Gent Cakaj shpërtheu si rrena. Besoj që edhe në Republikën e Kosovës dhe në Shqipëri ka panumër njerëzish më cilësor, më të përgatitur, më të ditur dhe më patriot që të jenë në krye të politikës së jashtme të Shqipërisë.

Kur u pyet mbi darkën e mbrëmshme mes liderve të Kosovës dhe kryeministrit Rama dhe takimit të sotëm Thaçi-Haradinaj, Kurti tha se nuk është në dijeni pasi ndodhet në Tiranë prej mbrëmë por shtoi se ka ardhur koha për një "pranverë shqiptare".

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kurti-gent-cakaj-shpertheu-si-rrena-baton-haxhia-nga-njerezit-me-te-urryer

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended