Ora News – Duka me fermerët: Skema e rimbursimit të TVSH duhet riparë, dëmton ekonominë

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Partia Agrare Ambientaliste mbështet fermerët dhe grupet e interesit që kundërshtojnë ndryshimin e skemës së rimbursimit të TVSH. Agron Duka tha skema penalizon prodhimin vendas ndaj do të kërkojë nga kryeministri Rama ndryshimin e saj!

Fermerë, prodhues dhe eksportues të mbledhur në një tryezë të organizuar nga Partia Agrare Ambientaliste në Lushnje shprehën shqetësim për ndryshimet e qeverisë në skemën e rimbursimit të TVSH nga 20 në 6 %.

Ata kërkuan rishikimin e vendimit që sipas tyre i dëmton rëndë dhe deformon skemën e TVSH.

Kryetari i PAA, Agron Duka pasi dëgjoi shqetësimet, tha se ky ndryshim zeron efektin e heqjes së TVSH për imputet ndaj do të angazhohet rishikimin e skemës.

Duka: Do të mundohemi të gjejmë të gjitha rrugët, ndoshta edhe një takim me të, në mënyrë që të arrijmë që TVSH-ja për fermerët të kompensohet në masën 20%.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/duka-me-fermeret-skema-e-rimbursimit-te-tvsh-duhet-ripare-demton-ekonomine

Recommended