Manastirliu inspekton Klinikën Stomatologjike: Investim i ri teknologjik në 2 dekada

  • 5 years ago
Ministrja Ogerta Manastirliu inspektoi Klinikën Stomatologjike Universitare, ku është investuar një fond prej 15 milionë lekë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për modernizimin e shërbimit stomatologjik publik.

?E premtuam dhe në një kohë shumë të shkurtër arritëm të kryejmë një investim të munguar prej vitesh, që rrit cilësinë e shërbimit në Klinikën Stomatologjike Universitare, e cila ofron shërbim falas për fëmijët, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuar, anëtarët e familjeve me ndihmë ekonomike, pra kategoritë në nevojë.

Ogerta Manastirliu, Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mirëqënies Sociale
Me investimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në këtë klinikë janë vendosur 8 unite dentare të gjeneratës së fundit, që garantojnë cilësinë më të lartë të shërbimit dhe sterilitet maximal. Gjithashtu për herë të parë pas shumë vitesh ofrohet shërbimi i punimeve estetike të porcelanit. Si dhe është investuar për modernizimin e shërbimit të Radiologjisë me grafi dixhitale, prodhim i vitit 2017, fjala e fundit e teknologjisë, që kontrollon auomatikisht sasinë e rrezeve për pacientin. Me investimet e kryera, për herë të parë në këtë klinikë ofrohet Panoramexi dixhital i teknologjisë së lartë me kontroll automatik dhe kompjuterik të imazhit.

Ministrja Manastirliu deklaroi se ky investim i shërben edhe studentëve të Stomatologjisë, të cilët kryejnë praktikën në kushte dhe standarde bashkëkohore.

Në kuadër të paktit për universitetin, kemi nisur ridimensionimin e partneritetit dhe ndërveprimin më të ngushtë me Universitetin e Mjekësisë, në mënyrë që të garantojmë sa më shumë cilësi në procesin e mësimdhënies dhe këto investime patjetër i shërbejnë edhe përmirësimit të kushteve për kryerjen e praktikave klinike sipas standardeve.

Ogerta Manastirliu, Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mirëqënies Sociale
Pajisjet e vendosura në Klinikën Stomatologjike Universitare janë të çertifikuara sipas standardit Europian me kontrollin automatik të burimit të rrezeve.Kategoritë në nevojë, duke filluar nga fëmijët, personat me aftësi të kufizuar, familjet në ndihmë ekonomike, përfituesit e institucioneve të kujdesit social i marrin të gjitha shërbimet falas. Ndërsa shërbimet profilaktike, mjekuese dhe mikrokirurgjikale janë falas për të gjithë qytetarët.

Në këtë klinikë të vendosur brenda Qendrës Spitalore Universitare ?Nënë Tereza? në Tiranë marrin shërbim rreth 18 mijë pacientë në viit. Janë të punësuar 46 punonjës (mjekë stomatologë, laborantë, radiologë, etj). Gjithashtu si një kampus universitar, kjo klinikë shërben si bazë praktike mësimore për rreth 350 studentë në vit.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka paditur ditën e sotme në gjykatën administrative vendimin e Urdhrit të Stomatologëve për rritjen e tarifave të shërbimit dentar, me argumentin e tejkalimit të kompetencave që i njeh ligji.

Recommended