Report Tv-Vlorë, fshati Trevllazër i harruar nga investimet dhe pa ambulancë

  • 5 years ago
Fshati Trevllazër i njësisë administrative Novoselë ndodhet rreth 40 km nga qyteti i Vlorës, por për të shkuar në këtë fshat duhet të paktën një orë, pasi rruga është e amortizuar totalisht. Është një nga fshatrat më të mëdha të qytetit të Vlorës i cili ka rreth një mijë shtëpi, por banorët po largohen nga dita në ditë, pasi aty mungon cdo gjë. Që nga rruga për të cilën ka më shumë se dy dekada që nuk është investuar, ndërkohë që shqetësim për banorët është dhe mungesa e një mjeku në këtë zonë.

Qëndra shëndetësore është jashtë shërbimit pasi është e amortizuar dhe lagështira duket qartë nga jshtë, pasi brenda nuk mund të hyje, përshkak se mjeku vjen për vizita shumë rallë, ose fare. Banorët e fshatit Trevllazër janë shprehur se asnjeherë dhe askush nuk kujtohet për këtë fshat, vijnë për fushatë, premtojnë pa fund sa marrin votat dhe nuk e kthejnë njëherë kokën pas.

Edhe ata pak të rinj që kanë ngelur po përgatiten për tu larguar jashtë vendit si shumë bashkëfshatarë të tyre, pasi fshati Trevëllazën nuk ofron asgjë veç varfërisë dhe lënjes në harresë. Ndërkohë që zgjedhjet lokale po afrojnë, banorët thonë se askush nuk do të shkojë për të votuar pasi nuk presin asgje nga politika.

Recommended