Report TV - Rumania merr presidencën e BE-së, Soreca: Do ndihmojmë Shqipërinë

  • 5 years ago
Rumania ka marrë presidencën e Bashkimit Europian. Në cermoninë hapëse, i pranishëm ka qënë edhe ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca.

Përveç urimeve ndaj Rumanisë, Soreca nuk ka lënë pa përmendur as Shqipërinë duke i kërkuar politikanëve shqiptarë që të bashkohen në mënyrë që në qershor të bëhet e mundur çelja e negociatave.

?BE është e angazhuar për të ndihmuar Shqipërinë. Do të zhvillojmë vizita të rëndësishme. Jemi të angazhuar dhe po i ndjekim nga afër, por presim angazhim nga qeveria e Shqipërisë dhe opozita për tu bërë bashkë për të mirën e vendit. Reforma zgjedhore është një shans, shpresojmë që të përdoret,?-tha Soreca.

Më tej në fjalën e tij, Soreca ka përshëndetur procesin e Vettingut duke u shprehur se do të sjellë ndryshime në vend.

?Kemi parë aksione që i kemi mirëpritur. Kemi parë edhe vijimësi në reformën në drejtësi, kjo është një gjë madhore sepse hap rrugën për ngritjen e SPAKU-t. Bashkimi Europian dhe shtetet anëtare i kanë mirëpritur ndryshmet por ka ende shumë për të bërë,? ? u shpreh më tej amasadori.

Recommended