Rumania merr presidencën e BE - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Rumania mori presidencën gjashtëmujore të radhës të Bashkimit Evropian. Është hera e parë që Rumania mere drejtimin nën moton ?Kohezioni, një vlerë e përbashkët evropiane?. Momente kyçe të presidencës rumune do të jenë largimi i Britanisë së Madhe nga unioni i planifikuar më 29 mars si dhe zgjedhjet për Parlamentin Evropian në muajin maj. Pa dyshim një moment i rëndësishëm për presidencën rumune është dhe çelja e negociatave për Shqipërinë dhe rrugëtimi I integrimit të vendeve të Ballkanit perëndimor. Një tjetër sfidë gjatë kësaj presidence mbetet liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës i cili pritet të finalizohet gjatë kësaj presidence, të kryesuar nga Rumania, një vend i cili ende nuk e njeh Kosovën si shtet. Në një intervistë për mediat gjermane, Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker tha se ?qeveria e Bukureshtit nuk e ka kuptuar plotësisht se çfarë do të thotë të kryesojë Bashkimin Europian.

Recommended