Rumania: Shqipëria meriton negociatat - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Vetëm pak javë pas marrjes së kryesimit të presidencës së bashkimit europian, Rumania shprehet e gatshme të mbështesë Shqipërinë për hapjen e negociatave. Ministri i Jashtëm i Rumanisë Teodor Melescanu tha se është i bindur në marrjen e një ftesë të qartë nga Tirana brenda gjashtëmujorit të pare të 2019-es .?Ne dëshirojmë dhe ky do të jetë propozimi im qe Shqipëria dhe Republika e Maqedonisë se Veriut të marrin një ftesë të qartë për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Pozicioni ynë është edhe mbështetja e përshpejtimit të negociatave me Serbinë dhe Malin e Zi në drejtim të anëtarësimit në BE.?Kryediplomati rumun konfirmoi se Ballkani Perëndimor do të jetë në axhendën e takimit të ministrave të jashtëm të enjten në Bukuresht. Rumania shprehet e gatshme te inkurajoje edhe Kosovën duke mbështetur kështu përpjekjet e saj europiane.?Na mbeten dy vende në Ballkan, Bosnje-Hercegovina dhe Kosova, që janë në një fazë fillestare, me ta ne do të jemi gati të flasim dhe të shohim si mund të mbështeten përpjekjet e tyre europiane, nëse kjo është ajo që ato dëshirojnë në nivel qeverish dhe shtetesh në fjalë. Shqipëria pret çeljen e negociatave në qershor, pikërisht në muajin e fundit të presidencës rumune.?

Recommended