Ora News - Kartat e identitetit, radhë e pritje në zyrat e aplikimit në Berat dhe Elbasan

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Qytetarët në Berat dhe Elbasan ankohen se po qëndrojnë me orë të tëra në radhë për të rinovuar dokumentet e identitetit që skadojnë këtë vit. Situata shkaktohet pasi në këto qytete kompania që prodhon dokmentet ka vetëm një zyrë, që nuk e përballojnë dot fluksin që arrin mbi 100 persona në ditë.

Rinovimi i kartave të identitetit që skadojnë brenda 6 mujorit të parë të këtij viti po shoqërohet me fluks në zyrën e vetme të aplikimit në Berat.

Të vetëdijshëm për rëndësinë e dokumenteve pa të cilat nuk mund të marrin shërbime, qytetarët thonë se po përballen me radhë e pritje deri në disa orë.

"Kam që në 9 aty ulur në atë karrige se nuk futem dot".

Madje ka raste që u është dashur të qëndrojnë dy ditë në radhë para sportelit.

Edhe në Elbasan, qytetarëve u duhet që të dalin herët në mëngjes dhe të presin për disa orë me radhë për të rinovuar dokumentet.

"Kallaballëk shumë, punojnë avash".

"Kishte radhë të madhe nuk mbaruam punë, ishalla sot".

Më problematike kjo situatë është për emigrantët që duhet të lënë punën për tu pajisur me kartat e identitet apo pasaporta.

"Besoj se do të mbarojmë punë, se di. Radhë paska sa të duash".

Përgjegjësi i Gjendjes Civile, Behar Tashi, thotë se ata kanë marrë masa për menaxhimin e fluksit.

Behar Tashi: Janë 170-180 aplikime në ditë.

Janë rreth 1.4 milion dokumente identiteti skadojnë brenda 6 muajve të parë të vitit 2019, dhe duhen rinovuar në mënyrë që qytetarët të marrin shërbimet që kërkojnë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/rinovimi-i-kartave-te-identitetit-radhe-e-pritje-ne-zyrat-e-aplikimit-ne-berat-dhe-elbasan

Recommended