Pergjimet zbuluan “ronin e shijakut” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Hekuran Hoxha, i cilësuar ndyshe si i forti i Shijakut, u arrestua pas dyshimeve se në bashkëpunim me një tjetër person do të trafikonte drejt Belgjikës një sasi heroine.Burime nga organi i akuzës pohuan për Vizion Plus se pak ditë më parë, 48 vjeçari i njhur edhe me nofkën si ?Roni i Shijakut?, ka biseduar në telefon me të shpallurin në kërkim Admir Hoxha, duke u takuar më pas në lokalin e këtij të fundit në rrugën e Rinasit.Nga përgjimet e prokurorisë, dyshimet janë se Hekuran e Admir Hoxha ka folur për të trafikuar një sasi heroine drejt Europës, nëpërmjet Kosovës.Si bashkëpunëtor, thanë burimet, do të ishte edhe një tjetër person, ende i paidentifikuar.Hekuran Hoxha, u arrestua mbrëmjen e së premtes në Shijak, pasi për të gjykata për krimet e rënda caktoi në mungesë arrest me burg. Për të prokuroria thotë se dyshohet të jetë personi që ka porositur heroinën që u sekuestrua në Tetor të 2018, pas zbulimit të një laboratori droge në Has.Në atë kohë policia arrestoi 5 persona, punonjës në laborator, ndërsa Admir Hoxha, ende ne liri, dyshohet të jetë edhe personi që kishte financuar për ngritjen e këtij laboratori.Hekuran Hoxha pritet të dalë të hënën para togave të zeza, për tiu komunikuar akuzat e ngritura nga krimet e renda.