Kryemadhi me strukturat në Selenicë: LSI do demaskojë mashtrimet e qeverisë

  • 5 years ago
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka zhvilluar sot një takim me të rinjtë e Lëvizjes Rinore për Integrim në Selenicë. Kryemadhi tha se të rinjtë duhet të përfshihen sa më shumë në politikë dhe garantoi se LSI do t?i demaskojë ato që i quajti ?mashtrimet e Rilindjes?.

Pjesë nga fjala e Kryemadhit:

Ky është paradoksi që ndodh në Shqipëri, ku një popull i tërë punon për 10 veta dhe punon për një njeri, se këta 10 vetë çojnë paratë në xhepin e një njeriu. Megjithatë unë nuk mendoj që ne këtu do të vazhdojmë për të demaskuar skemën e mashtrimeve se si janë premtuar 300 mijë vende pune dhe kemi 400 mijë shqiptarë të larguar. Se si i kemi premtuar shqiptarëve shëndetësi falas dhe kemi shëndetësinë më të shtrenjtë. Se si iu kemi premtuar shqiptarëve uljen e TVSH-së për energjinë elektrike dhe iu është rritur çmimi. Se si iu kemi premtuar shqiptarëve uljen e çmimit të bukës, orizit, të vajit dhe në fakt iu është rritur çmimi i ushqimeve të shportës. Pra ka premtime pafundësisht dhe në fakt asnjëra prej tyre nuk është bërë realitet.

Prandaj ne nuk mund të ngelemi më peng i këtyre mashtrimeve, por mbi të gjitha ne duhet të rrëzojmë këtë klikë, e cila po varfëron çdo ditë e më shumë shqiptarët, ta rrëzojmë këtë klikë e cila çdo ditë dhe më shumë po bën shqiptarët më të lodhur, po i bën shqiptarët më të dobët, po i bën shqiptarët më me pa besim në vetvete. Prandaj edhe vendimi i opozitës së bashkuar është shumë i qartë, për të ecur përpara dhe për të sqaruar çdo qytetar shqiptar dhe për të qenë në protestë në ditët e ardhshme përpara kësaj klike dhe përpara këtij individi që ka marr peng shtetin, ka marrë peng vendin, ka marrë peng popullin shqiptar.

Recommended