Ndryshimet në qeveri, ministrat e rinj marrin zyrtarisht detyrën pas betimit në Presidencë

  • 5 years ago
Pas votimit në seancën e pasdites së djeshme (lexo këtu) të dekreteve të kreut të shtetit Ilir Meta lidhur me ndryshimet në qeveri, 7 ministrat e rinj dhe zv/ kryeministri morën sot zyrtarisht detyrën pas betimit në Presidencë. Ceremonia e betimit u zhvillua në orën 14:30. Nga Kuvendi përfaqësues ishte Vasilika Hysi, ndërsa nga Kryeministria, Rama nuk preferoi që të ishte vetë i pranishëm duke dërguar Sekretarin e Përgjithshëm, por e komentoi në rrjetet sociale duke postuar një foto të zv.kryeministrit Erjon Brace tek tregon me gisht stemën e Juventus. Rama shkruan: "Me këmbë të mbarë".Ndër ata që tërhoqën vëmendjen ishte zv/ kryeministri i ri Erjon Braçe, i cili u shfaq i buzëqeshur në momentin që hyri në Presidencë, por i ngrysur gjatë betimit para kreut të shtetit. Tashmë pritet përgjigja e Presidentit për dekretin e Ramës për postin e ministër të Jashtëm. Marrëdhëniet mes Presidentit dhe kryeministrit nuk janë aspak të qeta pas replikave të forta në distancë pas refuzimit që kreu i shtetit i bëri Gent Cakajt për postin e ministrit të Jashtëm. Kreu i ekzekutivit i dha zgjidhje krizës duke marrë vetë edhe postin e ministrit të Jashtëm përkohësisht deri kur të shprehet gjykata Kushtetuese, nëse Presidenti ka të drejtë të kthejë dekretet. Ndërkohë që Meta ka afat deri të hënën që të shprehet për dekretin e Ramës.

Recommended