Rama bën bilancin e 2018-ës: Ministrat në provë, me këtë Qeveri fitojmë mandatin e tretë

  • 5 years ago
TIRANE - Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot konferencën e fundvitit me gazetarët ku analizoi mbylljen e 2018-ës ku bëri një bilanc të zhvillimeve politik dhe ekonomike të vitit që po lëmë pas. Shefi i qeverisë e nisi me ekonominë duke deklaruar se shqiptarët jetojnë sot më mirë sesa dje. Ai tha se ekonomia shqiptare sot është më konkurruese në treg duke kapur shifrën e 4.5% rritje në tremujorin e tretë të 2018-ës që po mbyllet. Rama tha se papunësia në vend është ulur nga 18.2% në 12.4% duke prekur kështu uljen më historike të papunësisë. Sipas kreut të qeverisë, varfëria sot është më e ulët se 5 vjet më parë. Rama iu referua edhe ndryshimeve në kabinet duke saktësuar se erdhën nga nevoja për reflektim. Ai shtoi se ministrat e rinj do jenë në provë, ndërsa shtoi se janë garanci për mandatin e tretë qeverisës. Sa i takon protestave të studentëve, Rama tha se ato ndikuan pozitivisht te qeveria dhe ai personalisht, ndërsa shtoi se Pakti i ofruar nga Qeveria është zgjidhja për kërkesat e tyre.

Recommended