LSDM: Koha për "antikorrupsion" të pavarur

  • 5 years ago
Sot në Kuvend para deputetëve gjendet propozim ligji për pengimin e korrupsionit dhe konflikt interesit. Kjo sipas LSDM-së do të jetë një hap para drejtë luftës kundër korrupsionit.

?Me këtë propozim ligj i hapim rrugën për një përbërje të re dhe për një Komision Antikorruspion të pavarur dhe profesional?, deklaroi Jovan Mitrevski, koordinator i LSDM-së dhe njëherit iu bëri thirrje të gjithë deputetëve që të lënë anësh interesat partiake dhe të mbështesin propozim ligjin i cili është më se i domosdoshëm për të luftuar korrupsionin në vend.