Ora News – Inceneratori i Fierit përfundon në gjykatë, trupa gjykuese dëgjon banorët

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Pas protestave të vazhdueshme, banorët e Verrisë së Fierit e kanë çuar çështjen e inceneratorit për përpunimin e plehrave në Gjykatën Administrative.

Dita e martë ka shënuar edhe nisjen e shqyrtimit të padisë së ngritur kundër kompanisë dhe institucioneve shtetërore që sipas banorëve përkrahin ndërtimin e inceneratorit.

Ata shprehen se situata mbetet tejet problematike për shkak të kordinatave ku po ndërtohet impianti i përpunimit të plehrave, duke kërkuar kështu anulimin e menjëhershëm të punimeve.

"Ne jemi zona më e prekur. 600-700 metra janë larg shtëpive tona po ndërtohet ky projekt, është shumë afër.Në atë tokë bujqësore punohet dhe jetohet prej vitesh dhe papritur na del truall.Konstatohet se jemi në vendin e gabuar, jemi shumë afër jetëve të njerëzve. Askush nuk ka ardhur të na thotë që ky djegës, ky incenerator nuk ndikon në jetët tona, askush.Kemi kërkuar që në krye të herës që ky të mos ndërtohet, njëkohësisht i kërkojmë gjykatës sot të pezullohen punimet".

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/inceneratori-i-fierit-perfundon-ne-gjykate-trupa-gjykuese-degjon-banoret

Recommended