Ora News – Senati i UT deklaratë për protestën, Rama e përshëndet: Të garantohet mësimi!

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Protesta e studentëve ka nxjerrë edhe njëherë në dukje përplasjet brenda Universitetit të Tiranës.

Përmes një deklarate, Senati i Universitetit që drejtohet nga rektori Mynyr Koni shprehet se studentët kanë të drejtë për të zhvilluar të qetë mësimin dhe kjo u duhet garantuar.

Gjithashtu ai garanton shtyrjen e afatit të pagesës së tarifave si dhe zëvendësimin e orëve të prapambetura për shkak të protestës.
Deklarata ka marrë mbështetjen e kryeministrit Edi Rama. Përmes një postimi në twitter, Rama shkruan se është dakord me deklaratën e Senatit, duke theksuar se kërkesat do të përmbushen sipas planit të publikuar.

Rama në Twitter: Përshëndes deklaratën e Senatit Akademik të UT. Uroj që t'i garantohet mësimi një orë e më parë shumicës që po pengohet brutalisht. Kërkesat do të përmbushen sipas planit të publikuar dhe po shkojmë shumë përtej tyre. Dialogu e bashkëpunimi me universitetet do thellohet Me Studentët.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/senati-i-ut-deklarate-protesten-rama-e-pershendet-te-garantohet-mesimi

Recommended