Ora News - "Roli i gruas në shoqërinë moderne", konferenca e universitetit Beder

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Roli i gruas në shoqërinë moderne sipas këndvështrimit islamik ishte tema e konferencës së dytë ndërkombëtare organizuar në Tiranë nga universiteti Beder. Diskutimet fokusuan rëndësinë e rolit të gruas në familje, shoqëri dhe sipërmarrje.

Kreu i komunitetit mysliman shqiptar, Skënder Brucaj tha se familja e shëndetshem funksionon vetëm nëse femra luan rolin që i takon

"Nëse ne do të neglizhojmë gruan, nënën, vajzën, kemi neglizhuar të ardhmen tonë si shoqëri."

Ndërkohë sipas sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të komuniteteve myslimane, Mohammed Bashar, figura e femrës është primare në islam, pavarësisht tentativave të shumta idelogjike për ta ndryshuar këtë fakt.

Ky tubim shkencor synon sensibilizimin e shoqërisë se figura e femrës duhet të lartësohet dhe se ajo është forcë e madhe dhe jetike.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/roli-i-gruas-ne-shoqerine-moderne-konferenca-e-universitetit-beder