Kryeministri i akuzoi se kanë braktisur Universitetin, pedagogët i përgjigjen Ramës

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Pedagogët bëjnë përgjegjës Kryeministrin Edi Rama për gjendjen në universitete. Duke iu përgjigjur akuzave të kreut të qeverisë ata thonë se nuk i kanë braktisur auditorët por janë aty në pritje të studentëve.

Ditën e mërkurë Kryeministri Edi Rama akuzoi pedagogët se kanë braktisur universitetin dhe kanë lënë studentët të enden rrugëve me protestën e tyre. Por çfarë ka ndodhur me pedagogët prej nisjes së protestës? Shumica u ka dalë krah studentëve duke u dhënë zë kërkesave të tyre.

Të tjerë kanë ushtruar presion ndaj të rinjve për tu rikthyer në auditorë.

Në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë të enjten pedagogët ishin në institucion edhe pse studentët vijuan me bllokimin e jetës universitare. Për situatën e krijuar ata bëjnë përgjegjës qeverinë.

Godole: Ca kanë të drejtë që duan mësim dhe ne për atë jemi aty, por ja që gjithë studentët të paktën në departamentin tonë gjithë studentët janë në protestë.

Marku: Pjesa më e madhe e pedagogëve kanë qenë në mbështetje të protestës së studentëve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/kryeministri-i-akuzoi-se-kane-braktisur-universitetin-pedagoget-i-pergjigjen-rames

Recommended