BOOM denoncon: Në spitalin e Elbasanit diazepami jepet pa rekomandim

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews #boom

Nëse doni të merrni diazepam ose në gjuhën popullore valium, atë mund ta merrni shumë lehtë në spitalin e Elbasanit.

Ky medikament, nuk jepet pa rekomandim nga mjeku, por BOOM sjell pamjet kur infermierja i jep pa recetë një pacienti këtë medikament, me efekte të shumta anësore.

Denoncuesi, i cili është edhe bashkëpunëtor i BOOM vazhdimisht ka marrë valium pa recetë. Madje ai tregon se di edhe raste të tjera ku përdoruesit e kanë marrë atë pa recetë.

"Këtu të vdesin, po i vdesin me diazepam, nuk duhet ti japin fare sepse ato merren me mjek. Edhe ku? Në damar, që diazepami bëhet në tul. Këtu është katastrofë. Një shoku im para dy javësh vdiq nga këto gjëra", tha denoncuesi.

Kjo në mënyrë kategorike është mohuar nga kryeinfermierja e Spitalit të Elbasanit, e cila thotë se ky medikament nuk jepet.

"Nuk jepet pa urdhrin e mjekut. Ne nuk japim fare pa recetë. Ne infermierët nuk bëjmë pa thënë mjeku, asgjë nuk bëjmë. Ne nuk punojmë fare me recetë sepse nuk arrihet. Me drogaxhinjtë hasim probleme. Ne nuk kemi roje te dera dhe nuk jepet. Infermierët janë shumë koshientë. Ti ke shumë të drejtë, nuk do të ndodhë më", tha kryeinfermierja.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/boom-denoncon-ne-spitalin-e-elbasanit-diazepami-jepet-pa-rekomandim

Recommended