Mungesa e Danilos dhe problemet me financat, Idrizi: I zhvillojnë përgatitjet në Kurvelesh

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Sikurse rivalët, edhe skuadra e Flamurtarit ka nisur seancat stërvitore pas pushimeve të dimrit.

Ndryshe nga herët e tjera, klubi kuqezi ka zgjedhur që këtë vit ta zhvillojë fazën përgatitore në Shqipëri dhe këtë e bëri me dije presidenti i klubit, Sinan Idrizi.

"Nuk keni respekt për një klub që bën 3 faza përgatitore jashtë. Një fazë përgatitore kushton 50 mijë euro. Pra nuk respektoni klubin ku do të shkoj ekipi. Jo mo të rri këtu si gjithë të tjerët. Këtë vit Flamurtari, për hajmali, meqë e kanë merak këto miqtë e tjerë, po themi Kurvelesh ose Ersekë." -zbulon Idrizi.

Në seancën stërvitore është vënë re mungesa e sulmuesit Danilo Alves, për të cilin kreu i Flamurtarit ka paralajmëruar se do të merren masa ndëshkuese.

"Përsa i përket zotit Alves, e kemi njoftuar dje me email atë dhe FIFA-n për vonesën e tij dhe për çdo ditë vonesë do të ketë dhe ndëshkimin e tij, në bazë të institucionit të klubit." -shtoi numri 1 i klubit kuqezi.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/mungesa-e-danilos-dhe-problemet-me-financat-idrizi-i-zhvillojne-pergatitjet-ne-kurvelesh

Recommended