Ora News - Studentët kalojnë në aksion, gozhdojnë dyert e Fakulteteve

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews #protestaestudenteve
Studentët e kanë nisur herët në mëngjes aksionin e tyre. Klajdi Bello, një nga studentët me aktivë të protestës, ka postuar një video në fb, ku shihet një student me duke gozhduar derën e një prej Fakulteteve për të mos lejuar zhvillimin e procesit mësimor.

"Mirëmëngjesi! Përgatitjet kanë filluar. Meqenëse disa dekanë dhe rektorë kanë kërkuar të fillojë mësimi, studentët po ja kthejnë përgjigjen në mënyrën e tyre".

Organizimi do të jetë i njëjtë do të nisë nga fakultetet në orën 8 dhe në orën 10 do të marshohet drejt kryeministrisë. Pankartat nuk do të mungojnë, paralajmërojnë edhe surpriza, por nuk pranojnë të zbulojnë detaje.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/studentet-kalojne-ne-aksion-gozhdojne-dyert-e-fakulteteve