Report TV - Hedhin në erë me eksploziv bankomatin në Urën Vajgurore, marrin 500 mijë lekë të reja

  • 5 years ago
Bankomati i një prej bankave të nivelit të dytë në Urën Vajgurore është hedhur në erë me eksploziv dhe është grabitur.

Sipas policisë së Beratit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:24 minuta, ndërsa shuma e grabitur është 500 mijë lekë.

Pas sinjalizimit, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes duke nisur hetimet. Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë së bankës për të shkuar në gjurmët e autorëve të grabitjes së bankomatit.

Report Tv sjell pamjet e bankomatit që është grabitur. Shpërthimi ka shkaktuar dëme të shumta materiale dhe panik te qytetarët gjatë natës.

Recommended