Ora News - Panorama e mrekullueshme që krijoi bora në Sarandë

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Pas dy vitesh Saranda zbardhet sërish. Kalaja e Lëkurësit dhe Manastiri i 40 Shenjtorëve kanë qenë totalisht të mbuluar nga bora, kurse qyteti u përfshi nga reshje te lehta dëbore. Reshjet e dëborës kanë filluar që në mëngjes herët, por duket se mesdita ka sjell reshje me intensitet më të lartë.

Për Sarandën e cila arrin të ketë 300 ditë diell në vit rënia e borës për qytetarët është emocionuese për vetë faktin se nuk ndodh cdo vit.

Përveç Sarandës, Delvina është mbuluar prej dy ditësh nga bora ndërsa sot reshjet janë intensifikuar edhe me shumë ditën e sotme.

Reshje dëbore ka edhe në Ksamil dhe fshatrat e Konispolit.

Nuk janë krijuar probleme ne qarkullimin rrugorë, apo probleme me ngricat, dhe energjinë elektrike.

"Në ditët e ardhshme shqetësimi është se temperaturat do të jenë negative edhe gjatë ditës. Vlerat më të ulëta që pritet të jenë të paktën në pjesën urbane të zonës lindore të vendit do të jetë - 15 gradë celcius, në orët e ditës nuk do i kapërcejë +5 gradë celcius dhe gjatë natës do të variojë -4 në -5 gradë celcius. Në ditë të veçanta mund të zbresë dhe deri në -7 gradë celcius" u shpreh meteorologu ne një intervistë për Ora News
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/debore-ne-sarand

Recommended