PS do të ndryshojë Statutin përpara zgjedhjeve - Top Channel Albania - News - Lajme
  • 5 years ago
Një grup prej 10 vetësh do të përgatisin deri në mars ndryshimet, që socialistët do t?i bëjnë Statutit të partisë së tyre. Me vendim të Asamblesë, ekipi do të drejtohet nga numri dy i partisë, Sekretari i Përgjithshëm Taulant Balla, e përbëhet nga Arben Pëllumbi, Alfred Peza, Bledi Çuçi, Blerina Gjylameti, Elisa Spiropali, Ilir Beqaj, Laert Duraj, Senida Mesi dhe Teuta Vodo.