Report TV - Ja 'Benz'-i ku u qëlluan Erion Benga dhe Griselda Gjikolaj, shenjat e plumbave

  • 5 years ago
Në foton që shihni është automjeti tip "Benz E Class" ngjyrë e zezë me targë AA266MS ku po udhëtonte Erion Benga, 23 vjeç, me të dashurën e tij Griselda Gjikolaj, 17-vjeçe, në momentin kur u qëlluan me armë zjarri. Nga plumbat humbi jetën 17-vjeçarja në Spitalin e Traumës ku u transportua nga Benga, i cili gjithashtu mbeti i plagosur. Siç duket nga kjo foto e siguruar nga Report Tv, autorët kanë qëlluar nga pjesa e pasme e makinës gjë e cila tregohet nga shenjat e plumbave në auotmjet. Xhami i pasëm i makinës është thyer. Autorët kanë pasur për objektiv Erion Bengën me të cilin kishin debatuar më herët në ambientet e një lokali në bllokun e zonës "Gintash" në Laprakë, pasi dyshohet se kishin ngacmuar të dashurën e tij.

Recommended