Rudina - A jeni supersticioze dhe pse besojme tek shenjat? (23 prill 2019)

  • 5 years ago
www.tvklan.al Emision info-argetues nga Rudina Magjistari ne KLANHD & TVKLAN; I lashtë sa vetë njerëzimi, antropologët kanë konfirmuar se në çdo epokë dhe në çdo kulturë vërehen shenja të riteve që bëhen për të afruar fatin e mirë. Termi supersticion ose besëtytni përdoret për një besim subjektiv dhe të mbinatyrshëm që mund të ndikojë në jetën e atyre që e besojnë. Mund të konsiderohet si një dëshirë instiktive që i bën njerëzit të besojnë se fati apo tersi mund të kontrollohen nëpërmjet ritualeve deri diku naive apo influencës së objekteve të veçanta.

Psikologjia e shpjegon si një nevojë të njeriut për të besuar se ngjarjet janë të kushtëzuara nga diçka e jashtme që i lidh oguret e mira apo të këqija me astrologjinë, profecitë apo magjinë. Në kultura të ndryshme ekzistojnë supersticione të ndryshme. Përgjithësisht individët ndikohen nga besëtytnitë e traditave popullore të vendit të tij dhe nga njerëzit me të cilët jeton. Përveç kësaj ndoshta ndikon edhe fakti se ne jetojmë në një botë ku jo gjithmonë jemi në gjendje për të kontrolluar çdo gjë dhe për këtë arsye besëtytnitë bëhen një lloj mekanizmi për kontrollin dhe reduktimin e ankthit. Një aspekt tjetër interesant i besimeve popullore është se natyra e tyre në dukje është arbitrare, kjo për faktin se ky lloj besimi është subjektiv.

Për të diskutuar pikërisht për supersticionin, ishin të ftuar në emisionin ?Rudina? në Tv Klan psikologia Fleura Shkëmbi, astrologia Meri Shehu dhe gazetarët Olsa Muhameti dhe Genti Minga.

?Sa më i lartë të jetë niveli i ankthit tek njerëzit, aq më shumë do rritet niveli i supersticionit. Në kohë luftërash apo në kohë trazirash, njerëzit besojnë akoma më shumë, duket sikur ne parandalojmë duke bërë një gjë. Të varemi dhe të presim gjithçka nga dikush tjetër do të thotë që nuk ke më forcën që ka qenia njerëzore. Zoti ka krijuar qenien më të fuqishme në këtë dimension, atëherë gjeje brenda vetes?, tha Shkëmbi.

?Onasi ka qenë më i pasuri i Greqisë në kohën e vet, i cili presupozohej t?i kishte të gjitha. Ai të premten e datës 13 nuk e merrte kurrë avionin. Dhe familja e tij bënte të njëjtën gjë. Unë kam një palë këpucë të cilat sa herë i vesh më ndodh të marr lajme shumë të mira, të bëj udhëtime, apo takime të rëndësishme?, tha Shehu.

?Mendoj se arsyeja se përse njerëzit janë supersticiozë lidhet me kuriozitetin dhe të panjohurën. Ne priremi të gjejmë arsye për gjithçka që ndodh në jetë. Pavarësisht se shkenca dhe feja nuk i pranon, ka diçka të vërtetë këtu brenda, ndoshta është edhe energjia?, tha Muhameti.

?Ndryshe nga Olsa, unë mendoj se supersticioni nuk vjen nga kurioziteti, por nga dobësia dhe ndjeshmëria. Nga personat që njoh unë gratë janë ato që kanë më shumë besëtytni. Ime më nuk më linte të rruhesha pasi kishte rënë errësira, ndërkohë që babai nuk do ma bënte kurrë këtë gjë, tha Minga.

Recommended