Pamjet me dron/ I dha leje ndërtimi vetes, Basha 4 dhoma shtesë në katin e 12-të

  • 5 years ago
Këto janë pamjet e shtesës pa leje në katin e 12 të banesës së kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha, që ditët e fundit është bërë objekt i përplasjeve dhe akuzave politike.

Siç dallohet edhe në këto pamje, në banesën e tij pranë Parkut të Liqenit, pas ish-Stadiumit Qemal Stafa, kreu i PD-së ka bërë shtesë plot 4 dhoma. Të ndara në katër kendet e katit të fundit të ku banon, Basha ka ndërtuar 4 dhoma pa leje. Në njërin krah ka ndërtuar shtesë dykatëshe me dy dhoma dhe në krahet e tjerë ka ndërtuar dy dhoma njëkatëshe.

Në hapsirën e përbashkët, që i përketë sa kryedmokratit Basha aq edhe banorëve të tjerë, është ndërtuar me konstruksion hekuri, fasadat janë bërë me xham të zi duke krijuar pamje për banesën drejt kodrave të Liqenit, por duke u privuar banorëve të tjerë një hapsirë që u takon, e për të cilën kanë paguar kur kanë blerë apartamentin, në pallatin që sot identifikohet si pallati i Bashës.

Siç duket edhe në këtë leje ndërtimi, që Lulzim Basha i ka dhënë vetes dhe bashkëshortes Aurela Isufi në datë 25. 08. 2014, kohë kur ishte në krye të Bashkisë, specifikohet se ndërtimi shtesë është një kat dhe sipërfaqëja e ndërtimi është 98 metër 2. Për të kryer këto punime, në bazë të lejes, Basha ka kontaktuar firmën ?Archimed International sh.p.k?, me administrator Adrian Asllani, i cili shpesh herë është përfolur për lidhjet me kryedemokratin dhe kunatin e tij.

Basha i dha leje vetes për ndërtimin e katit të 13, të cilën sic edhe PD pretendon nuk e zbatoi dhe u dogj me kalimin e afateve. Ndërsa pamjet sot tregojnë se Basha ka bërë shtesa në katin e 12, për të cilat Bashkia thotë se nuk ka leje.

Ndërkaq për lejen e ndërtimit që Basha i dha vetes Shqiptarja.com publikoi pak ditë më parë edhe një letër që ILDKP i dërgonte Bashës, duke i bërë të qartë se kishte firmosur një leje në konflikt të plotë interesi.

Recommended