Çipa: Qeveria të ndryshojë jo vetëm në emra por edhe në strukturën e ministrive
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Pritshmëritë për ndryshimin e qeverisë janë të larta sidomos pas situatës së fundit me protestën e studentëve. Pas mbledhjes së kryesisë, Kryeministri e la të hapur mundësinë e zëvendësimit të ministrave në mbledhjen e Asamblesë, por për analistin Aleksandër Çipa, ndryshimet e emrave janë të pamjaftueshme. Rama duhet të bëjë ndryshime edhe në strukturën e Ministrive sepse krijimi i superministrive nuk ka funksionuar.

Qeveria 2 e Edi Ramës nuk pati kohezionin që u pretendua, kjo sepse rezultatet nga bashkimi i disa superministrive lënë shumë për të dëshiruar.

Kur të gjithë presin ndryshimin e disa emrave, analisti Aleksandër Çipa mendon se kjo është e pamjaftueshme. Përveç emrave, ndryshimi duhet të vijë edhe në strukturat e ministrive.

Aleksandër Çipa: Ndryshimet në kabinetin qeveritar janë të pashmangshme, të pandalshme dhe të pavonueshme tashmë. Ndryshime, të cilat në konceptimin tim duhet të lidhen dhe me strukturën e kabinetit, një strukturë e cila në disa nga sektorët e saj duke iu referuar megaministrive që pati kryeministri Rama po dëshmojnë që nuk mund të ekzistojnë dhe nuk mund të vazhdojnë më kështu.

Për të qenë më konkret, mendoj se megaministria e Energjisë e bashkuar me Infrastrukturën nuk mund të vazhdojë më kështu sepse njëri prej sektorëve jo vetëm rezulton të mos jetë në efiçensën e kërkuar, por të ketë dhe probleme konceptuale. Po kështu megaministria e Financave e bashkuar me Ekonominë rezulton të mos jetë po kaq efiçente. Sikundër dhe bashkimi i sektorit të Shëndetësisë me sektorin e Ndihmës dhe Problemeve Sociale rezulton të mos jetë efiçent.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/cipa-qeveria-te-ndryshoje-jo-vetem-ne-emra-por-edhe-ne-strukturen-e-ministrive
Recommended