STAR PLUS DHE QYTETARË NDIHMA NË FAMILJEN ZEFI

  • 5 years ago
Dy ditë më parë Star Plus solli me qëllim sensibilizimi historinë e kësaj familjeje cila po përballet me një varfëri ekstreme. Përvec ushqimeve për të pasur plot tryezën e festave fëmijët e familjes duke qënë se është stinë dhuratash shprehën dëshirën që babagjyshi ti sillte secilit nga një lodër .

Por nisma e Star Plus nuk ndaloi këtu. Stafi i këtij televizioni i dërgoi familjes ndihma ushqimore e veshje të shumta, ndërsa për fëmijët mendoi që ti dhurojë pikërisht lodrat që ata ëndërronin.

Bashkangjitur me dhuratat në familjen Zefi mbërriti edhe zarfi me një shumë të mjaftueshme parash e cila dërguar nga një person i cili kërkoi që të mbesë anonym.

Kjo ditë u mbush me ngjyra plot për këta vogëlushë sepse ne sollëm me vete animatorin i cili i argëtoi fëmijët pa masë duke e kthyer në një ditë feste për ta .

Gruaja e shtëpisë Manushaqja mes emocionesh të shumta falenderon të gjithë ata të cilët u sensibilziuan me rastin e saj.

Thirrjes së familjes Zefi për ndihmë i janë përgjigjur shumë individë që kanë shprehur solidaritetin e tyre dhe mbështetjen materiale për t?ia lehtësuar varfërinë e për t?ia siguruar ushqime e veshmbathje, aq shumë të nevojshme për këtë familje.

Ata kanë kontaktuar në redaksinë tonë dhe ditët në vijim ne sërish do të trokasim tek kjo dhe shumë familje të tjera në nevojë.