Report TV - Apeli në Report tv, biznesi e bashkia ndihma për familjen Zefi në Lezhë

  • 7 years ago
LEZHE- Një ditë pas apelit për ndihmë në Report Tv të familjes Zefi e cila jeton në kushte të vështira ekonomike në fshatin Tresh të Lezhës, ka ardhur edhe mbështetja.

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Lezhës Zef Doçi si dhe një biznesmen nga Tirana u solidarizuan me këtë familje, duke ju ardhur menjëherë në ndihmë.

Ata mundësuan për nënën dhe dy vajzat e sajë ushqime, veshmbathje dhe një sasi parash, duke ju kthyer buzëqeshjen në prag të vitit të ri.

Recommended