Ora News - Dhurata e fundvitit, Fatjon Plaku sjell Shqipërinë turistike në një album fotografik

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Riviera shqiptare, alpet dhe mjaft bukuri që ofron Shqipëria janë paraqitur përmes një albumi fotografik nga Fatjon Plaku.

I apasionuar pas bukurisë së rivierës ai nuk nguron të vendosë objektiv në çdo detaj të natyrës së paprekur nga dora e njeriut si një resurs për tu shfrytëzuar jo vetëm nga vendasit, por edhe nga turistët e huaj.

Ky album me fotografi do të jetë një guidë për të gjithë turistët që mund të tregojnë akoma më shumë interes për të vizituar Shqipërinë.

E gjithë bukuria e resurseve natyrore dhe pikave turistike të Shqipërisë janë shkrepur nga një aparat, i cili pasqyron një Shqipëri larg rrëmujave të krijuara prej ndërtimeve dhe ndërhyrjeve pa kriter të dorës së njeriut.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/dhurata-e-fundvitit-fatjon-plaku-sjell-shqiperine-turistike-ne-nje-album-fotografik

Recommended