Ora News - Antishpifja në Bruksel, në janar pritet përgjigjia

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Debatet mes qeverisë dhe grupeve të interesit për paketën antishpifje mund të marrin një zgjidhje pas përgjigjes nga Brukseli zyrtar. Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë e ka dërguar draftin në Bruksel për të marrë një opinion mbi këto ndryshime ligjore dhe nëse janë në përputhje me direktivat e BE-së.

Drafti për ndryshimet ligjore, pjesë e paketës antishpifje, tashmë po shqyrtohet nga autoritetet e Brukselit.

Në kohën kur grupi negociator i qeverisë po zhvillon takime konsultative me grupet e interesit në kryeqytet, delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka kërkuar opinion nga zyrtarët e BE-së.

Në një komunikim me Delegacionin, Ora News ka mësuar se përgjigjia nga Brukseli pritet të mbërrijë në kryeqytetin shqiptar gjatë janarit, pas rikthimit nga festat e fundvitit.

Drafti për ndryshimet ligjore është kundërshtuar nga përfaqësuesit e mediave, me argumentin se qëllimi i ligjit është tu mbyllë gojën mediave online sesa të rregullojë tregun.

Grupi nismëtar i Këshillit të Ministrave ka treguar që modeli për bërjen e këtij ligji është marrë nga Kroacia, duke respektuar direktivat e Bashkimit Europian.

Drafti arashikon gjobë për portalet dhe televizionet të cilat publikojnë lajme të rreme dhe nuk marrin në konsideratë ankesat e qytetarëve.

#oranews
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/antishpifja-ne-bruksel-ne-janar-pritet-pergjigjia

Recommended