Blegtorët kërkojnë mbështetje financiare

  • 5 years ago
Barinjtë sot protestuan para Ministrisë së Bujqësisë. Ata ngritën zërin për shkak të situatës së vështirë financiare dhe luftës për mbijetesë. Ata thanë se nuk kërkonin fitim, por ekzistencë. Nëse shteti nuk iu ndihmon ata vlerësojnë se për tre vjet vendi do të mbetet pa dhen. Ata kërkojnë 1.500 denarë subvencione për një dele dhe 1.000 për një qengj të lënë femër, si dhe mbështetjen e shtetit nëse çmimi i blerjes së qengjit është më i ulët se ai prodhues. Ministri përkatës i priti ata në një takim dhe iu premtoi se do t'i shqyrtojë kërkesat e tyre dhe se ata do të marrin përgjigje në fund të muajit të ardhshëm.

Recommended