“Alkaloid”, mbështetje financiare për pajisje dhe punëtorë

  • 5 years ago
Kompania farmaceutike Alkaloid Shkup për herë të parë do të financohet nga shteti. Me këtë rast u firmos marrëveshje për mbështetje financiare mes Qeverisë dhe kompanisë e cila ka për qëllim që kjo e fundit në 5 vitet e ardhshme të investoj në Maqedoni mbi 50 milionë euro. Kjo nënkupton se Alkaloidi duhet të investojë në reparte të reja, pajisje të reja si dhe punëtori edukuese për të punësuarit. Kryeministri Zoran Zaev përkujtoi se Alkaloidi është brendi i Maqedonisë në Evropë dhe botë ku rroga mesatare për çdo të punësuar arrin mbi 44 mijë denarë. Vetëm gjatë vitit të kaluar kompania ALKALOID ka bërë 212 punësime të reja dhe investim prej 17 milion eurosh.

Recommended