Report TV - PD mobilizon militantët nga rrethet, protestë përpara Kuvendit

  • 5 years ago
Militantë të Partisë Demokratike janë mbledhur nga qarqe të ndryshme të vendit përpara Kuvendit për të protestuar kundër qeverisë dhe politikave qeverisëse. Të pranishëm në protestë shihen të moshuar, banorë të kryeqytetit, një numër i kufizuar studentësh protestues dhe një pjesë e banorëve të 'Unazës së Re'. Militantët e Partisë Demokratike, sikurse ka njoftuar vetë kjo e fundit, kanë ardhur në Tiranë nga Fieri, Shkodra, Dibra, Vlora, Selenica e Himara, Gjirokastra dhe Korca.Protesta e Partisë Demokratike përpara Kuvendit, sikurse u paralajmërua, ka nisur dhe në të është pikasur një i ri, i cili ka hedhur një tymuese përpara Kuvendit, aty ku po zhvillohet paralelisht seanca plenare.

Recommended