Ora News - Grabitja e 7.5 mln lekëve në Shijak, autorët ishin të maskuar, identifikimi i vështirë

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia ende nuk ka asnjë gjurmë nga tre personat që katër ditë më parë grabitën me armë 7.5 milionë lekë të Drejtorisë së Transportit në Durrës. Burime nga grupi hetimor thanë se identifikimi është i vështirë, pasi ata mbanin maska në kokë. Ndërkohë gjyjkata e Durrësit la sot në qeli dy policët privatë që shoqëronin paratë e grabitura.

Katër ditë pas grabitjes së 7.5 milion lekëve të drejtorisë Rajonale të Transportit Durrës, Policia e Durrësit ende nuk ka asnjë person të arrestuar.

Autoritetet policore nuk kanë arritur akoma të identifikojnë asnjë prej tre autorëve që sulmuan efektivët e sigurisë të kompanisë private pranë një banke të nivelit të dytë në zonën e Shijakut.

Burime nga grupi hetimor thanë se identifikimi është i vështirë, pasi autorët ishin të maskuar ndërsa mjeti mbante targa të dala nga qarkullimi.

Edhe pse janë sekuestruar disa kamera që kishin mundur të fiksonin sekuenca nga sulmi, hetuesit e kanë pasur të pamundur të identifikonin autorët.

#oranews
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/grabitja-e-75-mln-lekeve-ne-shijak-autoret-ishin-te-maskuar-identifikimi-i-veshtire

Recommended