Ora News - Nica: Lojtarët luajnë sipas qejfit, duan të më largojnë

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kastrioti nuk po arrin të ngre krye, teksa pas 17 javësh qëndron në vendin e fundit me 10 pikë. Këtë fundjavë, krutanët u mposhtën me "poker" golash nga Teuta e cila u ngjit në vendin e dytë. Pas disfatës, trajneri i tyre, Stavri Nica ndjeu keqardhje për gjendjen e skuadrës, ndërsa pranoi se lojtarët po bëjnë komplot për ta larguar.

"Humbja e sotme ishte një turp. Këtë gjendje të skuadrës nuk e kapërdijë dot, kështu që duhet të veprojmë dhe t'i zgjidhim situatën, për formatimin e skuadrës, për përbërjen e skuadrës, për lojtarët tekanjozë që janë edhe të paaftë por edhe të qëllimshëm. Duhet sigurisht që të largohen edhe të gjejnë një klub ku mund t'i ecë. Ky model, që të pësosh në dy ndeshje 8 gola për mua është një turp.

#oranews
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/nica-lojtaret-luajne-sipas-qejfit-duan-te-me-largojne

Recommended