Ora News - Hajdari ashpërson gjuhën në Kuvend: Boll me show politik, studentët janë ngopur

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Me një gjuhë të ashpër, deputetja demokrate Rudina Hajdari apeloi nga foltorja e Kuvendit deputetët ti japin fund show-t politik dhe të merren me zgjidhjen e problemeve.

Ajo shtroi si emergjencë ndryshimin e kodit zgjedhor.

Vetëm me lista të hapura, tha ajo, do të mund të largohet kjo kastë politike.

Hajdari theksoi se studentët nuk dalin aty thjesht se duan ndryshime, por se janë të ngopur me politikën.

Rudina Hajdari: Sot kam ardhur në Kuvend për një arsye të vetme, jo për t'iu drejtuar këtij parlamenti as për të marrë një llokmë të studentëve. Studentëve bravo u qoftë që po ndryshojnë historinë e këtij vendi. Kam ardhur këtu për t'iu thënë ju që rrini nëpër kafe, që asnjë nuk është në këtë seancë, këtu kushdo që foli është kryehajdut. Asnjë nuk e do këtë vend dhe as keni për ta dashur.

Nëse doni ndryshime në këtë vend, sillni këtu kodin zgjedhor, mos mbani listat e mbyllura. Silleni këtu ta votojmë dhe atëherë do të pastrojmë këtë parlament, do të pastrojmë këtë kastë politike dhe do ta ndryshojmë këtë vend.

Doni ndryshim për studentët, ndryshoni auditoret, kapni ato pedagogët aty. Nëse e doni këtë vend mendoni seriozisht për vendin tuaj dhe mos hajdeni këtu të na bëni shoë politik se jemi të ngopur. Ky vend është ngopur. Studentët nuk dalin aty thjesht se duan ndryshime, ata janë të ngopur.

LIVE/ Studentët tek Kuvendi: Nuk lëvizim që aty! Ne nuk kemi frikë!
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/hajdari-ashperson-gjuhen-ne-kuvend-boll-me-show-politik-studentet-jane-ngopur

Recommended