BOOM feston 2-vjetorin, vjen sot më ndryshe se kurrë
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni satiriko-investigativ ?BOOM? feston sot ditëlindjen e dytë.

Stafi i përkushtuar punon nga e hëna në të premte për të ardhur në ndihmë të qytetarëve dhe për të sjellë çdo problem e shqetësim të tyre në ekranin e RTV Ora News në 19:00, me synimin për të arritur një zgjidhje.

Këtë vit, BOOM ka ardhur me të reja duke krijuar ?Femzanat? që vjen çdo të premte për t?i dhuruar humor publikut shqiptar.

Sot, BOOM ka ardhur më ndryshe se kurrë duke mirëpritur në studio të gjithë stafin, të cilët kanë rrëfyer eksperiencat që kanë përjetuar gjatë këtij viti në punë.

Gazetarja Viola Lito shkon çdo të enjte në parlament ku interviston deputetët. Për të, Bledi Çuçi është deputeti më interesant që përgjigjet gjithnjë me dëshirë dhe më antipatiku është Anastas Angjeli.

Ndërsa gazetarja Alketa Ceku rrëfeu temën më të vështirë, atë të 70-vjeçarit që ishte arrestuar padrejtësisht dhe më pas ?BOOM? arriti që ta nxirrte jashtë hekurave. Ndërsa tema më qesharake kishte qenë rasti i një burri nga Durrësi që shqetësohej nga pulat dhe gjeli i komshiut.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/boom-feston-2-vjetorin-vjen-sot-me-ndryshe-se-kurre
Recommended