Ora News - Mesazhi i studentëve për Ramën: Ne e kemi kohën para, ai e ka të shkurtuar

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Sot shënohet plot një javë rezistencë e studentëve. Një grup studentësh janë vendosur tek ministria e Arsimit dhe po valëvisin fletë të bardha në duar. Ndërkohë një grup tjetër ndodhen para kryeministrisë.

Studentët nuk pranojnë të quhen të përçarë meqë janë vendosur para dy institucioneve.

"Pse duhet te kete bashkim, kur jemi te ndare ne dy pika. Kryefjala, 8 pia, dy sheshe, 1 kauze, jemi per nje kauzë të përbashkët" tha një student.

Ata vijojnë të nënvizojnë se protesta e tyre është apolitike

Ora News vijon transmetimet live dhe ta ndjeke hap pas hapi protesten e studenteve ashtu siç ka bërë këto ditë.

Për të dytën herë sot Kryeministri Rama përmes rrjeteve sociale i fton studentët të flasin por ata i kërkojnë më parë të firmosi VKM-të për 8 kërkesat e tyre.

Studentët thërrasin: Rezistenca nuk ndalet!

Ora 12:37 Studentët thonë se nesër protesta do të zhvendoset para parlamentit, ku do të bashkohen të dy palët e protestuesve nga MAS dhe Kryeministria.

Ora 11: 53 Kryeministri Rama komunikon sërish me studentët këtë herë përmes twitterit

Edi Rama: "Një vajzë sapo tha s'duam të lutemi (në fakt lutem unë:-)po duam të na plotësohen 8 pikat pa dialog! Dmth s'duam të bisedojmë për kërkesat tona, po duam të bërtasim deri në plotësimin e tyre! Në cilën familje ecën kjo logjikë?Në familjen tonë të madhe jo njëherë, prandaj DIALOG"

Ora 11: 30 "Hasta la vista", studentët protestojnë me libra në duar
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/nje-jave-rezistence-para-mas-studentet-sot-proteste-te-heshtur-me-libra-e-flete-te-bardha

Recommended