Ora News - LSI propozon dy amendamente për plotësimin e 8 kërkesave të studentëve

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Lëvizja Socialiste për Integrim i propozon Kuvendit dy amendamente, të cilat sipas saj zgjidhin përfundimisht 8 kërkesat minimale të studentëve.

Në një dalje herët në mëngjes nga selia e kësaj partie, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tha se kostoja financiare e tyre për Edi Ramën është inekzistente.

Kryemadhi: I bëjmë thirrje Edi Ramës dhe mazhorancës, të gjithë atyre deputetëve, deputetë të rinj dhe të reja, profesorëve dhe doktorëve të çdo partie politike, t`i kalojë menjëherë në urgjencë, në seancën e nesërme sepse kjo është e vetmja mënyrë për të shlyer mëkatin tonë të politikës që i kemi lënë në 27 vite këta studentë në këto kushte të mjeruara dhe për t`i dhënë një zgjidhje emergjente, të menjëhershme për të dalë nga ky ngërç, për të dalë nga kjo situatë e tmerrshme e studentëve shqiptarë, në mënyrë të tillë që të hapet rruga për hartimin e një strategjie kombëtare dhe afatgjatë, jo në letra, jo në duart e interesave që duan të kapin dhe të shkatërrojnë arsimin publik shqiptar, por për ta zgjidhur njëherë e përgjithmonë e për t`i krijuar të rinjve shqiptarë mundësinë jo vetëm për tu shkollar në Shqipëri, por për të ndërtuar dhe garantuar jetën e tyre dhe të familjeve të tyre.

I bëj thirrje Edi Ramës të miratojmë urgjentisht me 140 vota në Parlament këto dy amendamente, të cilat shterojnë përfundimisht kërkesat minimale të studentëve. Sepse kjo është e vetmja mënyrë për t`i rikthyer studentët në bankat e shkollës.

Çdo përqasje e tij për të manipuluar dhe për të blerë, çdo përqasje e tij për të korruptuar dhe për t`i vënë çmim çdo studenti apo pedagogu, çdo politikani apo çdo ndërkombëtari, i bëj thirrje të mbarojë sepse koha e tij ka mbaruar. Propaganda e tij 20-vjeçare mbaroi. Tallja që i bëjnë të rinjtë sot Edi Ramës në rrjete sociale është më e tmerrshme se tërheqja zvarrë e bustit të Enver Hoxhës në vitin ?90 nga studentët.

Prandaj, ulu, miratoji kërkesat e studentëve sepse sot më shumë se kurrë shqiptarët janë me studentët pa dallim bindjesh partish politike sepse të gjithë kanë fëmijët e tyre student. Nuk ka demokratik e socialist, nuk ka LSI-ist, komunist e ballist që nuk është sot me studentët dhe që nuk do të jetë sot dhe nesër në rrugë me studentët për të realizuar kërkesat minimale.

Protesta e studentëve në shesh nuk është protestë studentore, është protestë kombëtare sepse tregon varfërinë, tregon mjerimin, tregon çdo grabitje që Edi Rama i ka bërë xhepave të shqiptarëve në tërë këto vite. Tregon fundin ku shqiptarët kanë prekur tashmë, nuk kanë më zgjidhje tjetër. Sot, do të bashkohen të gjithë shqiptarët me fëmijët e tyre.

Po çfarë propozon LSI

Kryemadhi: Që detyrimi ndaj studentëve të jetë një detyrim pa kthim, për të gjitha qeveritë dhe mazhorancat që janë dhe që do të vijnë, deputetët e LSI-së, do të depozitojnë tani amendamentet me ligjet përkatëse, që iu japin përgjigje të tetë pikave të studentëve. Konkretisht çfarë propozojmë: Amendament në ligjin e buxhet...

Recommended