A kanë në plan studentët të rrëzojnë Ramën? Pedagogu i njohur: Askush nuk e di, qeveria në siklet
  • 5 years ago
Pedagogu i Shkencave Politike, Arlind Qori i ftuar në "Repolitix" në Report Tv tha se kërkesat e studentëve mund të shtohen ditët në vijim. I pyetur nëse studentët kanë një skenar për rrëzimin e qeverisë, aktivisti i lëvizjes "Për Universitetin" tha se këtë askush nuk e di, por nga ana tjetër, sipas tij, qeveria dhe ministrat janë në panik. "Askush nuk e di, por qeveria është në panik. Këtë nuk e përcaktoj unë. Qeveria e di dhe prandaj është në panik. Qeveria është gati të bëjë gjithçka...edhe sparkatën...por të shohim se çfarë do të ndodhë. Megjithatë, mund të shtohen edhe kërkesat. Askush nuk e di, qeveria nuk e di, qeveria është në siklet", u shpreh aktivisti i lëvizjes Për Universitetin dhe një prej protagonistëve të protestës së studentëve përpara Ministrisë së Arsimit.
Recommended