Ora News - Skandali i bashkisë Sarandë, bëhet palë në konflikt pronësie, përplasje në Ksamil
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bashkia e Sarandës bëhet pengesë për zbatimin e një vendimi të formës së prerë të gjykatës, duke u bërë palë në një konflikt pronësie në këtë qytet. Pushteti vendor ka përdorur Inspektoriatin Vendor të Mbrojtjes së Territorit për të penguar një familje në rethimin e pronave të saj. Ndonëse pronarët kanë fituar gjyqin dhe disponojnë dokumente, bashkia ka penguar zbatimin e urdhrit të gjykatës duke shkaktuar edhe përplasje fizike mes palëve.

Bashkia e Sarandës me një qëndrim të cilësuar skandal, për institucionet e shtetit po pengon zbatimin e një vendimi gjykate për një çështje pronësie.

Përmes Policisë Bashkiake dhe Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit institucioni vendor kundërshton dhe pengon në mënyrë të dhunshme ekzekutimin e këtij vendimi, që lejon familjen Spiro Iljadhit të rrethojë një pronë në Ksamil, brenda të cilës kanë ndërtuar persona që për ligjin janë të paligjshëm.

Përfaqësuesja Ligjore e familjes Iljadhi, thotë se ata disponojnë të gjithë dokumentacionin ligjor, ndërkohë që strukturat e bashkisë Sarandë me mbështetjen edhe të Policisë së Shtetit vepruan në shkelje të ligjit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/skandali-i-bashkise-sarande-behet-pale-ne-koflikt-pronesie-perplasje-ne-ksamil